Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Abuzime me tendera e AKSHI/ Delia: Kanë vepruar si grup kriminal. Karçanaj në dijeni të rrëmbimit të Gerond Meçes

schedule13:25 - 16 Dhjetor, 2025

schedule 13:25 - 16 Dhjetor, 2025

Me urdhër të SPAK agjentët e BKH-së kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm, 16 dhjetor, në zonën e Kodrës së Diellit. Siç njofton edhe Prokuroria e Posaçme, janë lëshuar 8 masa sigurie, për abuzim me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Gazetarja Etleva Delia në “Tirana Live” në ABC Neës ndau më shumë detaje lidhur me këtë operacion, teksa shtoi se këta persona kanë funksionuar si një grup i strukturuar kriminal, ku akuza më e rëndë është ajo e pengmarrjes.

“Hetimi ka nisur prej një viti. Është një nga dosjet më të rëndësishme të SPAK. Kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal, ka akuza për heqje për ligjshme lirie, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera. Skema fillonte që nga mënyra e procedurave të tenderave. Gerond Meçe është marrë peng, personat dyshohet se janë maskuar si punonjës policie dhe e kanë shantazhuar që të tërhiqej nga gara.



Ky është edhe episodi më i rëndë. Roli i drejtoreshës së AKSHI, lidhet kryesisht me procesin e tenderimit. Dyshohet që ajo të ketë qenë në dijeni të pengmarrës, vetë nuk ka qenë e përfshirë, por dyshohet që të ketë dijeni. Është një nga operacionet më të rëndësishme dhe më të suksesshme pasi janë vënë para drejtësisë 8 persona”, tha Delia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!