Portokallet dhe limonët kanë pësuar një rritje galopante të çmimeve në tregjet e kryeqytetit. Qytetarët ankohen se ditët e fundit një kg limon kushton 280 lekë nga 180 që ishte më parë.
E njëjta gje ka ndodhur edhe me çmimet e portokalleve të cilat janë rritur Brenda disa ditëve nga 80 lekë në 120 lekë .Blerësit shprehen se duhet të meren masa për të parandaluar këtë situatë.
Tregtarët pas kamerave tregojnë se shitjet e agrumeve ditët e fundit kanë qenë shumë në masë dhe kjo ka ndikuar në rritjen e çmimeve.Shtimi i kërkesës ka ardhur pasi këto fruta preferohen për shkak të nivelit të lartë të vitaminës C.
Ndërkohë paniku nga Koronavirusi ka mbyllur një sërë tregjegj të fruta-perimeve në kryeqytet ndërsa ato që vijojnë të funksionojnë janë me tregtarë të kufizuar./abcnews.al