Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Absurde, ndërpritet ndeshja e kampionatit francez

schedule19:38 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 19:38 - 3 Dhjetor, 2019

Ajo që ka ndodhur në takimin mes Bordeaux dhe Nimes është absurde. Bordi drejtues i Bordeaux nuk ka lejuar që tifozët ultras të futen në stadium me banderola ofenduese ndaj bordit dhe presidencës së klubit. Tifozët nuk kanë kontestuar fillimisht dhe janë futur në stadium.

Ndeshja filloi, por në minutën e 10-të, gjithçka doli jashtë kontrollit. Ultrasit u futën në fushë dhe kërkonin që me dhunë të flisnin me disa nga anëtarët e bordit drejtues, që ishin të pranishëm në tribunën VIP.

Forcat e sigurimit arritën të neutralizonin turmën e madhe, por ultrasit nuk largoheshin pa folur me bordin drejtues. Këta të fundit vendosën që t’iu rikthenin banderolat e tyre dhe ultrasit do të rikthehen në vendet e tyre. E pabesueshme!/abcnews.al

Ultrasit e Bordeuax

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!