Abramovich lidhje me Vladimir Putin? Chelsea rrezikon të shitet

schedule13:00 - 26 Shkurt, 2022

schedule 13:00 - 26 Shkurt, 2022

Investitorët e sportit dhe firmat private të kapitalit po monitorojnë se çfarë mund të ndodhë me Chelsean në të ardhmen e afërt si rezultat i lidhjeve të pretenduara të Roman Abramovich me Vladimir Putin.

Edhe pse të dy nuk shohin sy më sy si rezultat i praktikave të dyshimta të bosit me burimet natyrore të vendit në të kaluarën, kjo nuk i ka ndaluar mediat amerikane të pretendojnë se Chelsea është në rrezik për shkak të konfliktit në Ukrainë.

“Bloomberg” pretendon se, në rast të një shitjeje, blerësit do të jenë të përgatitur të paraqesin një ofertë dhe madje të shkojnë deri aty sa të thonë se klubi anglez tashmë ka marrë një propozim këtë muaj.

“Në një farë mase mund të kuptoj opinionet kritike ndaj klubit, ndaj nesh që përfaqësojmë atë klub”, tha trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel në konferencën e tij për shtyp.

“Unë mund ta kuptoj këtë dhe nuk mund të çlirohemi plotësisht prej saj.

“Ne nuk duhet të pretendojmë se kjo nuk është një çështje.

“Situata në përgjithësi, për mua dhe për stafin tim dhe për të gjithë këtu, për lojtarët, është e tmerrshme”.

Chelsea është një nga skuadrat më të fuqishme në botë dhe mbajtës aktual i Ligës së Kampionëve, me një vlerë të vlerësuar prej 1.9 miliard euro, sipas “KPMG”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!