Pranari i Chelsea, Roman Abramovich thuhet se është i interesuar të sjellë Eden Hazard përsëri në Stamford Bridge nga Real Madridi, por spanjollët kërkojnë mbrojtësin Reece James në këmbim.
Anësori belg për asnjë moment nuk ka justifikuar shumë e investuar për të në vitin 2019, kur Reali mbylli marrëveshjen për 150 milion funte.
Sipas El Nacional, Reali do të konsideronte një largim të sulmuesit duke u lehtësuar kushtu nga paga e tij e majme edhe pse Chelsea nuk ka ndërmend të paguaj më shumë se 40 milion euro për të.
Abramovich beson se Hazard mund të rikthehet në formën tij të mëparshme, dhe lojtari është i hapur për një rikthim në Premier League.
“Galaktikët” kërkojnë mbrojtësin James në marrëveshje, pasi skuadra e Ancelottit ka shumë nevojë për një mbrojtës të djathtë.
21 vjeçari këtë sezon nuk e ka nisur mirë pasi ka luajtur në vetëm 3 ndeshje në Premier League deri më tani, por ai shihet si e ardhmja e klubit. Mbetet të shihet nëse ky operacion do të realizohet apo jo. /abcnews.al