Chelsea ndihmon Shërbimin Kombëtar të Shëndetit (NHS), duke i ofruar stafit të tij akomodimin në “Hotel Millenium” në Stamford Bridge”. Nisma u ndërmor nga presidenti rus i londinezëve, Roman Abramovich. Ai do të mbulojë kostot për qëndrimin e personelit mjekësor në hotel.
Një pjesë e madhe e stafit do të duet të punojë me turne të gjatë dhe nuk do ta ketë mundësinë të udhëtojë për në shtëpi, ose do detyrohen të bëjnë udhëtime të gjata. Zgjidhja është gjetur pikërisht me akomodimin e tyre në hotel.
Kjo do të ndodhë për të paktën dy muaj dhe më pas do të shihet situata. Numri i dhomave që do të përdoren do të varet nga kërkesat që do të ketë NHS. Në “Hotel Millenium” nuk do të lejohen vetëm personat e prekur, në mënyrë që të mos përhapet edhe më shumë COVID-19. /abcnews.al