Me “bomberin” anglez të sulmit, Tammy Abraham të dëmtuar deri në janarin e vitit 2024, “verdhekuqtë” e Romës dhe tekniku Jose Mourinho po kërkojnë me ngul një sulmues të ri për skuadrën e tyre e mesa duket e kanë gjetur një të tillë.
Bëhet fjalë për “fantazistin” brazialin të Santos, Marcos Leonardo dhe sipas mediave italiane, “verdhekuqtë” janë shumë pranë transferimit të 20-vjeçarit, për shifrën e 18 milionë eurove, të ndarë në modulin 12 milionë euro bazë plus 6 të tjera në formën e bonusit.
Ndërkaq, kujtojmë se brazilian Marcos Leandro është një talentet më premtues në Brazil, teksa në 31 përballjet e regjistruara për Santos këtë sezon ka arritur të shënojë plot 15 gola, si dhe të dhurojë 4 asistime. /i.m /abcnews.al