Abissnet Superiore/ Triumf “kuqeblu”, Vllaznia mund me dy gola Bylisin në “Loro Boriçi”

schedule18:56 - 22 Shtator, 2024

schedule 18:56 - 22 Shtator, 2024

Që kur mposhtën kampionët në fuqi, fitoret kanë ardhur radhazi.

“Kuqeblutë” e Vllaznisë kanë rregjistruar triumfin e tretë, në tre javët e fundit të Superiores, teksa pasditen e kësaj të diele mposhtën në stadiumin e tyre, “Loro Boriçi”, Bylisin, me rezultatin e pastër, 2-0.

Dy gola në pjesën e dytë nga Stojanovic e Bekim Balaj mjaftuan që djemtë e Brdaric të arkëton 3 pikë të tjera këtë sezon, ndërsa për miqtë nga Ballshi, rastin më të mirë për të shënuar e pati Ruçi në minutën e 64’-t, mirëpo nga pika e bardhë e penalltisë “fantazisti” u tregua i pasaktë duke mos gjetur dot rrugën e rrjetës.

Falë këtij triumfi Vllaznia ngjitet në vendin e parë të kampionatit me plot 13 pikë, tre më shumë se Egnatia, e cila do të ndeshet në orën 20:00, me Elbasanin, ndërsa Bylis ndodhet në vendin e parafundit të renditjes, me 5 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!