Kërkohej fitorja nga të dyja skuadra ama në fund triumfin e siguruan kampionët në fuqi.
“Rrogozhinasit” e Egnatias janë rikthyer te tre pikët pas difsatës 2-0 ndaj Laçit, teksa mesditën e kësaj të diele kanë mundur me rezultatin minimal 1-0, “Bardheblutë” e Tiranës, në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të Abissnet Superiore.
Goli i vetëm i sfidës erdhi nga anësori i mbrojtjes, Edison Ndreca, i cili tundi rrjetën e Selmanit në minutën e 41’-të, gol që mjaftoi për t’i siguruar fitoren djemve të Edlir Tetovës.
Falë këtij triumfi, Egnatia ngjitet në vendin e dytë të tabelës, me 19 pikë, vetëm një më pak se “Demat e Kuq” të Partizanit, kryesuesm ndërsa Tirana mbetet në vendin e shtatë të tabelës me 11 pikë, po aq sa Skënderbeu. /i.m /abcnews.al