Java e 13-të e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza u mbyll këtë të diel me sfidën e fundit, Skënderbeu-Gramshi. Kjo ndeshje u fitua nga vajzat e Gramshit me rezultatin 0-3.
Sfida më interesante e javës ishte pa dyshim derbi kryeqytetas mes Tiranës dhe Partizanit. Vajzat e kuqe dhuruan spektakël dhe mundën Tiranën me rezultatin 3-1. Pas kësaj fitoreje Partizani shkon në kuotën e 27 pikëve, tre më pak se Tirana e vendin të tretë.
Vllaznia mori tri pikët e radhës, pasi fitoi me Lushnjen me rezultatin e thellë 10-0. Vajzat kuqeblu kryesojnë renditjen me 36 pikë.
Nga ana tjetër, edhe Apolonia triumfoi ndaj Kinostudios me rezultatin 5-0. Tani fieraket ndodhen të vetme në vendin e dytë me 33 pikë, tre më pak se Vllaznia e vendit të parë.
Te fitorja u rikthye edhe Laçi, pasi mundi Teutën me rezultatin e thellë 12-1. /FSHF
Rezultatet e javës së 13-të:
Teuta-Laçi, 1-12
Lushnja-Vllaznia, 0-10
Tirana-Partizani, 1-3
Kinostudio-Apolonia, 0-5
Skënderbeu-Gramshi, 0-3