Abissnet Superiore/ Magani i sjell fitoren “Bardhebluve”, Tirana mund Bylisin me “poker”

schedule18:56 - 10 Nëntor, 2024

schedule 18:56 - 10 Nëntor, 2024

Ardhja e Gagush Maganit rezultoi e suksesshme dhe kjo u vërtetua që në sfidën e tij parë nën drejtimin e “gjigantëve” të kryeqytetit.

Pas afro 2 muaj pritje “Bardheblutë” e Tiranë kanë arritur të sigurojnë fitoren në Abissnet Superiores, me “rekordmenët” e futbolit shqiptar, që kanë arritur të shënojnë plot 3 herë në fitoren thellë, 4-0 ndaj skuadrës së Bylis, në sfidën e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit.

Vendimtare në fitoren e “Bardhebluve” ishte padyshim dopieta e francezit, Walid Jarmouni, i cili shënoi në minutat 43’ e 69’, ndërsa Qëndrim Ismajli e Admir Bajrovic “hipotekuan” shifrat 4-0, në minutat 81’ e 90′.

Falë këtij rezultati, Tirana ngjitet në vendin e 7-të të renditjes me 14 pikë dhe shpëton përkohësisht nga zona e ftohtë e rënides nga kategoria, teksa ndiqet nga Laçi e Skënderbeu, me nga 12 pikë, ndërsa Bylisi mbetet në vendin e fundit me vetëm 10 pikë. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!