Komisioni i Ligave dhe Garave është mbledhur dhe ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore 2023-2024”, nga java e 9-të e deri në javën e 13-të. Ndeshjet e javës së 9-të do të luhen të ndara në tre ditë, konkretisht më 21, 22 dhe 23 tetor, duke nisur me sfidën Skënderbeu – Vllaznia dhe do të mbyllet me duelin Erzeni – Partizani, të hënën e 23 tetorit.
Ndërkaq, ndeshjet e javës së dhjetë do të luhen të ndara në dy ditë në datat 27 dhe 28 tetor, duke nisur me sfidën Kukësi – Vllaznia dhe duke ulur siparin me dy ndeshjet Teuta – Partizani dhe Skënderbeu – Egnatia, që do të zhvillohen në të njëjtën orar 17:00.
Ndeshjet e javës së 11-të do të luhen në mesjavë, konkretisht në datat 31 tetor dhe 1 nëntor, duke nisur me sfidën Egnatia – Kukwsi e duke u mbyllur më 1 nëntor me Vllaznia – Erzeni.
Menjëherë më pas do të zhvillohet edhe java e 12-të në datat 4,5 dhe 6 nëntor. Në fundjavë do të luhen katër takime, ndërsa të hënën do të zhvillohet ndeshja e fundit e javës së 12-të, Partizani – Vllaznia në orën 18:00.
Ndërsa java e 13-të do të luhet e gjitha në fundjavë në datat 11 dhe 12 nëntor, duke nisur me Egnatia – Partizani e duke u mbyllur të dielën me sfidën Dinamo – Erzeni.
Më poshtë edhe kalendari i plotë i javëve të ardhshme deri në pauzën e radhës të ndeshjeve të Kombëtareve.
Departamenti i Garave në FSHF përcaktoi edhe kalendarin e Kategorisë së Parë, nga java e 8-të deri në të 11-të. Ndeshjet e javës së 8-të do të luhen të ndara në dy ditë duke nisur me sfidën Flamurtari-AF Elbasani në datën 21 tetor, ndërsa pesë sfidat e tjera do të zhvillohen të dielën e 22 tetorit.
Java e 9-të do të zhvillohet e gjitha në një ditë të dielën e 29 tetorit. Pesë sfida janë programuar të nisin në orën 14:00, ndërsa AF Elbasani – Tomori do të ulë siparin e javës së 9-të, me ndeshjen që do të luhet në orën 17:00.
Ndeshjet e javës së 10-të do të luhen të ndara në dy ditë në datat 4 dhe 5 nëntor. Të shtunën me datë katër nëntor janë programuar për t’u luajtur pesë ndeshje, ndërsa javën e 10-të do ta mbyllë sfida Luzi 2008 – AF Elbasani që do të luhet të dielën e 5 nëntorit në orën 14:00.
Ndërsa java e 11-të do të luhet në dy ditë në data 10 dhe 11 nëntor, duke nisur me sfidën e së premtes AF Elbasani-Bylis, ndërsa të shtunën e 11 nëntori do të luhen pesë ndeshjet e tjera, në të njëjtën orar 14:00.
Më poshtë edhe kalendari i plotë i javëve të ardhshme të Kategorisë së Parë./ h.ll/abcnews.al