“Abissnet Superiore”, Dinamo ndryshime në formacion, Kukësi sulmues

schedule09:30 - 29 Tetor, 2021

schedule 09:30 - 29 Tetor, 2021

Java e shtatë e “Abissnet Superiore”, ngre siparin ditën e nesërme me sfidën e luajtur në “Air Albania”, mes Dinamos dhe Kukësit. Një takim që do zhvillohet në orën 19:45.

Dinamo dhe Kukësi do të përplasin “brinjët” mes tyre, në takimin e parë në kategorinë superiore.

Dueli mes dinamovitëve dhe kuksianëve do të jetë një takim interesant,  dhe i paparashikueshëm. “Blutë” e kryeqytetit do të kenë ndeshjen e parë të tyre në kryeqytet që pas ngjitjes në superiore. Vijnë pas fitores me Skëndërbeun, dhe ditën e sotme do kërkojnë vazhdimësinë e fitoreve për të treguar se do jenë një “kockë” e fortë këtë sezon dhe jo rastësisht janë kthyer në elitë.

Nga krahu tjetër skuadra e Kukësit është skuadra që deri në këtë pikë të sezonit ka zhvilluar lojërat më të mira, dhe ka arritur të bëjë siç duhet “detyrat e shtëpisë”. Trajneri Diego Longo ka arritur të përçojë tek lojtarët filozofinë e tij të lojës argëtuese, duke qenë skuadra që ka shënuar më shumë gola, 13 të tillë.

Ndaj Dinamos do të kërkojnë të konfirmohen si pretendentët kryesorë për të fituar titullin kampion në këtë sezon, në pritje për t’u rikthyer në shtëpinë e vetë, në stadiumin “Zeqir Ymeri”, ku të ketë edhe mbështetjen e tifozerisë, një armë plus për verilindorët, që gjatë sezoneve të fundit u ka munguar lojtari i 12-të.

Trejniri i Dinamos, Bledi Shkëmbi dje deklaroi se do ketë ndryshime në formacionin e skuadrës sepse ka disa lojtarë që janë në dyshim, ndërsa Longo duket se është i vendosur të hedhë në fushë një formacion sulmues për të arritur fitoren.

Formacionet e mundshme:

Dinamo: Haziraj – Siljanovski, Sofranak, Imami, Isaevski – Haxhiu, Sidibe, Demiri, Mihana – Ibrahimi, Çinedu.  Trajner: Bledi Shkëmbi

Kukësi: Tafas – Peposhi, Lulaj, Bytyçi, Ndreca – Shqiprim Taipi, Hila, De Lukas – Gjelbrim Taipi, Feijao, Milunkoviç.  Trajner: Diego Longo. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!