Kampionati “Abissnet Superiore” uli siparin për vitin 2024, teksa të premten, të shtunën dhe të dielën u luajtën ndeshjet e javës së 19-të.
Dinamo City e mbylli në vendin e parë me 34 pikë, pasi arriti një fitore të madhe në “Elbasan Arena” 2-1 ndaj Egnatias.
Partizani u rikthye te fitorja në “Arenën e Demave”. Të kuqtë mundën Vllazninë 2-0 dhe renditen të dytët me 33 pikë.
Një fitore shumë të rëndësishme arriti edhe Laçi, pasi mundi Tiranën në shtëpi 3-1.
AF Elbasani triumfoi në transfertë ndaj Skënderbeut me rezultatin 2-0.
Java e 19-të u mbyll me ndeshjen Teuta-Bylis. Në stadiumin “Niko Dovana” ndeshja u mbyll në barazim 0-0. /FSHF