Ishte padyshim një fitore e madhe, ndaj një kundërshtari goxha të vështirë.
“Nëndetësja Blu” e Dinamo City ka aritur një fitore të madhe pasditen e kësaj të shtune, teksa ka mundur me rezultatin e pastër 2-0, Teutën në sfidën e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore.
Nga një gol në cilën pjesë fillimisht nga “fanazisti”, Baton Zabërgja në minutën e 26’-të e më pas nga Nani në minutën e 71’-të mjaftuan për t’i siguruar fitoren djemve të Ilir Dajës, fitore kjo që mungonte prej më shumë se dy javësh në kampine “Bluve”.
Ndërkaq, sa i përket renditjes, tashmë Dinamo ngjitet në kuotën e 24 pikëve dhe gjendet në zonën e Final Four, me 6 pikë më shumë se Elbasani i vendit të 5-të, ndërsa Teuta mbetet në vendin e 6-të me 17 pikë. /i.m /abcnews.al