Abilekaj: Roli i Presidentit shmang kontrollin e një force politike mbi institucionet

schedule21:18 - 20 Nëntor, 2019

schedule 21:18 - 20 Nëntor, 2019

“Mendoj që aktet e Presidentit në shërbim të ruajtjes së gjyqësorit sa më të pakontrolluar nga mazhoranca janë pozitive, por retorika nuk i shërben dhe nuk i takon Presidentit të ketë atë retorikë”. Këtë qëndrim ndau në studion e Byro Politike, gazetari Enton Abilekaj sa i takon përplasjes më të fundit institucionale President-KED-Qeveri.

Sipas tij roli i Presidentit deri më tani, përveç vërejtjeve shmang kontrollin e një force të vetme politike mbi institucionet.

“Presidenti më i ekspozuar se po përgatitet shkakrimi i tij  dhe Gjykata Kushtetuese është ajo që do të japë vendimin përfundimatar. Dhe kjo nismë është parë për këtë. Roli i Presidentit në këtë betejë të tillë është të bëjë atë që ka bërë deri tani, pa e tejkaluar më akuza e konferenca shtypi megjithatë përveç verëjtjeve është mirë që kjo mazhorancë totalitare, për institucionet ka mundësi të shmanget nga kontrolli i nje orce politike të vetme”.

Abilekaj thekson disa aktet të Metës si çuarja në prokurori e Dvoranit janë të tejkaluara

“Mendoj që aktet e Metës në shërbim të ruajtjes së gjyqësorit sa më të pakontrolluar nga mazhoranca janë pozitive. Retorika nuk i shërben dhe nuk i takon atij Presidentit të ketë atë retorikë, dhe disa akte te tjera si çuarja në prokurori e Dvoranit janë të tejkaluara. Për çfarë e çon në prokurori kur thotë që prokuroria është e kapur nga mazhoranca. Ai ka shfrytëzuar hapësirat ligjore. Nuk jam në gjendje të gjykoj unë Dvoranin. Është një ngatërresë në radhën e vakancabve që Presidenti pretendon se është bërë qëllimisht”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!