Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë. Joshua Kimmich i Bayern Munchen ka qenë një objektiv i vjetër i katalanasve, por lojtari i kombëtares gjermane duket i paarritshëm.
Eric Abidal është detyruar të shohë për opsione të tjera dhe e ka bërë zgjedhjen e tij. Lukas Klostermann është lojtari që shikohet si zëvendësuesi i Semedo për të përforcuar pozicionin e krahut të djathtë të mbrojtjes te Barcelona.
Katalanasit kanë konkurrencë, pasi edhe Bayern Munchen e do atë. Futbollisti i RB Leipzig dhe i kombëtares gjermane luan edhe si mbrojtës qendre, ndërkohë që ka një klauzolë lirimi që kap shifrën e 35 milionë eurove. /abcnews.al