ABI Bank mbështet aksionin e pastrimit të plazhit të Darëzezës

schedule13:00 - 29 Prill, 2019

schedule 13:00 - 29 Prill, 2019

Në prag të sezonit turistik plazhi i Darëzezës në Fier ka nisur të pastrohet. Aksioni i institucioneve shtetërore është mbështetur edhe nga subjekte private dhe të rinj vullnetarë.

Vijojnë aksionet e pastrimit në zonat bregdetare të vendit. Aksioni i radhës i pastrimit ishte përgjatë bregdetit të Darëzezës në Fier, i cili u mbështet nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ABI Bank dhe Bashkia e Fierit.

“Jemi duke kryer aksion pastrimi, pavarësisht motit të keq, në bashkëpunim me organizimin që ka bërë ministria e Turizmit dhe Mjedisit, po ashtu edhe bashkia e Fierit dhe ABI Bank, me të cilët jemi duke pastruar bregdetin e Darëzezës”, tha Hader Cako, kryeinspektor i Mjedisit, Fier.

Kjo nismë për pastrimin e plazhit është një sfidë edhe për vetë Prefekturën e Fierit. Aksionit të pastrimit të bregdetit të Darzezës në Fier iu bashkuan dhjetëra të rinj vullnetarë, përfaqësues të OKB-së, Ambasadës Amerikane dhe ABI Bank, si mbështetës kryesorë të aksionit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!