Abdixhiku pas publikimit të draft-statutit për Asociacionin: Është shtet brenda shtetit

schedule12:16 - 9 Maj, 2023

schedule 12:16 - 9 Maj, 2023

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidxhiku ka reaguar pas publikimit të draft-statutit të përpiluar nga Ekipi Menaxhues për Asociacionin.

Abdixhiku ka thënë se ky draft-statut është më tepër as Asociacion, sipas tij është shtet brenda shtetit.

“Dokumenti i draft-statutit, i përpiluar nga Ekipi Menaxhues, e i bërë publik në media është më tepër se Asociacion dhe është më tepër se Autonomi – është shtet brenda shtetit; Republikë brenda Republikës. Ky draft-statut, në të 67 nenet e në nëntë kapitujt e tij, projekton Federalizimin e Kosovës si koncept të ri organizativ pas shpalljes së pavarësisë”, theksoi ai.

Abdixhiku nënvizoi se Asociacioni bëhet vetëm nga institucionet e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës ndërsa, duhet të marrë pronësinë në procesin vijues. Asociacioni bëhet nga institucionet tona dhe atë vetëm brenda rendit tonë kushtetues. Çdo ikje nga përgjegjësia është dorëzim dhe çdo dorëzim sjellë dokumente e koncepte të tilla; siç ka ndodhur dhe me këtë tani”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!