Abdixhiku pa rival/ Gara për kreun e LDK, votohet në mënyrë unanime. Faton Bislimi nuk lejohet të flasë

schedule15:58 - 19 Nëntor, 2023

schedule 15:58 - 19 Nëntor, 2023

Lumir Abdixhiku është rizgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në Kuvendin e 10-të Zgjedhor, Abdixhiku siguroi drejtimin e partisë më të vjetër në vend edhe për katër vjet.

333 delegatët e LDK-së prezentë votuan unanimisht që Abixhiku ta drejtojë sërish partinë.

Abdixhiku ishte kandidati i vetëm për kryetar të LDK-së, pasi Faton Bislimit nuk iu aprovua kandidatura./abcnews.al