DOSJA/ Në fillim qëlloi Bujar Lika, Lamaj u përgjigj me kallash: Si ndodhi vrasja e dyfishtë në Laç

schedule15:51 - 29 Qershor, 2020

schedule 15:51 - 29 Qershor, 2020

Prokuroria e ka zbardhur të plotë tashmë ngjarjen e rëndë të orës 21:50 në hotelin “AA” në Laç, ku mbetën të vdekur dy biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, ndërsa mbeti i plagosur Eduart Lamaj, një ndër autorët e dyshuar.

Siç shkruhet edhe në dosjen e siguruar nga abcnews.al, Eduart Lamaj ka rrëfyer detajet e ngjajres duke theksuar se kishte plan të shkonte të shkatërronte lokalin e Arjan Allamanit pasi të kishin larguar klientët nga aty.

Në dëshminë e tij, të siguruar nga abcnews.al, Lamaj shprehet se për këtë ka folur me shokët e tij Klaudio Pepkolaj, Olti Vlashi dhe Ilir lIka.

Lexo edhe: Ndiqej prej ditësh, policia jep detajet: Si u bë i mundur arrestimi i Ilir Xhepajt në Tiranë

Lamaj shprehet se fillimisht kanë bërë një xhiro me makinën tip “Golf 5” që duken në pamjet e kamerave të sigurisë së hotelit “AA” dhe që ishte në pronësi të Kladios. Pasi ka rënë nata, ata kanë shkuar tek shtëpia e Lamajt ku kanë marrë “dy kapuçë material leshi, një të zi dhe një gri, dhe kanë përgatitur një mushama shiu ngjyrë të errët me mbishkrimin POLICIA”.

Bujar Lika, viktima

Lamaj tregons e mbishkrimin “Policia” mbi mushama e ka bërë me spaj të bardhë duke i vendosur një karton sipër.

Krahas këtyre, Lamaj ka marrë me vete edhe një automatik që e kishte fshehur në një kabinë elektrike aty pranë duke e futur në makinë.

Pasi kanë marrë materialet, ata janë nisur në drejtim të lokalit të Arjan Allamanit për ta shkatërruar sipas Lamajt.

Siç pasqyrohet edhe në dosjen e prokurorisë të siguruar nga abcnews.al, fillimisht kur kanë hyrë në parkingun e lokalit, autorët kanë pare një makinë tip “Range Rover” aty ku ndodheshin dy persona, të cilët janë neutralizuar me një armë tip pistoletë.

Lexo edhe: Ky është Ilir Likaj, në krah të Eduart Lamajt kur u ekzekutuan dy biznesmenët në Laç

Ndërkohë që ndodhte kjo, Eduart Lamaj futej në lokal me një armë tip kallashnikov në dorë.

Ora shënon sipas prokurorisë 21:50:15, kur Lamaj futet në ambientet e lokalit.

Në këtë moment sipas prokurorisë, në drejtim të tij ka qëlluar me armë Bujar Lika duke e plagosur në këmbë. Ndërkohë që është gjysmë i shtrirë për shkak të plagës së marrë, Lamaj qëllon në drejtim të Likës duke e goditur me një plumb në kokë.

Bujar Lika mbetet i vrarë, ndërsa plumbat kanë kapur edhe Paulin Gjergjin, i cili mbeti i plagosur rëndë për të ndërruar jetë në spital.

Pas plagosjes, një tjetër autor futet në ambientet e lokalit duke marrë në krah Eduart Lamajn e plagosur për ta nxjerrë zvarrë nga ambienti në fjalë. Prokuroria shprehet se në vendin e ngjarjes ka gjetur shenja të shumta gjaku, të cilat i përkisnin autorit dhe viktimave.

Në lokal gjendej edhe kamarieri, i cili gjatë të shtënave ishte shtrirë në tokë për t’u mbrojtur. Pas të shtënave, kamarieri del jashtë lokalit dhe njofton pronaren, e cila i kërkon menjëherë që të heqë DVR-në e kamerave.

Kur u pyet nga prokuroria se përse dha një urdhër të tillë, pronarja A.Isufi shprehet se e bëri këtë për të shmangur marrjen e DVR-së nga autorët, të cilët mund të riktheheshin pas ngjarjes.

Pasi qendroi disa ditë në shtëpi me kockë të thyer prej plumbit të pistoletës së Bujar Likës, Eduart Lamaj kërkoi ndihmën e mjekëve duke shkuar në klinikën private “Amavita” në Tiranë ku edhe u arrestua nga policia teksa ishte në sallën e operacionit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!