Abc/Story: Shtrausi dhe oferta gjermane e 1984 që komunistët nuk e kuptuan

schedule21:40 - 20 Nëntor, 2022

schedule 21:40 - 20 Nëntor, 2022

Më 17 gusht 1984, në anën jugosllave të kufirit të Hanit të Hotit, njerëzit që shoqërojnë Kancelarin e Bavarisë, Franc Jozef Shtraus, kujdesen të fiksojnë në pamje filmike kapërcimin në tokën e një shteti me plot të panjohura.

Gjithsesi, përtej asaj që mund të quhej edhe perdja e hekurt dhe izoluese si pjesë e formës më të egër të Komunizmit Lindor të zbatuar mbi një popull të tërë, gjithçka dukej miqësore. Edhe automjetet e parkut të delegacioneve, të vendosura në njëshkolonë dhe me drejtim thellësinë e trojeve shqiptare, edhe shoqëruesit e protokollit zyrtar, rrezatonin mirësjellje dhe respekt.

Gjithçka po ndodhte në një kohë kur kinematografia shqiptare ende prodhonte filma me temë periudhën e pushtimit nazi-gjerman të Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, që përmbanin skena krimesh masive ndaj popullsisë civile. Ndodhte në një kohë kur fëmijët, në pafajshmërinë e tyre, ende numëronin me entuziazëm sa ushtarë nazistë vriteshin nga partizanët shqiptarë në njërin film dhe sa në tjetrin.

E ardhur në një kohë kur kasta komuniste e Tiranës ishte ende shumë larg hapjes me Perëndimin dhe kur rivendosjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Britaninë, askush nuk mund ta çonte në mend, vizita e Shtrausit, në vitin 1984, do të linte pas një varg të panjohurash. Pikëpyetje që edhe sot mundojnë një pjesë të mirë të shqiptarëve, sidomos kur u duhet të nxjerrin një përfundim nëse kontaktet me gjermanët, në këtë kohë, ishin, apo jo, një shans i artë, i humbur…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!