ABC sjell pamjet e largimeve masive nga Kievi. Gratë, fëmijët dhe të moshuarit po zhvendosen drejt vendeve të sigurta.
Gazetari i ABC në Kiev, Taulant Kopliku tregon se burrat i bashkohen forcave vullnetare për të mbrojtur Ukrainën nga Rusia.
Taulant Kopliku ishte në stacionin e trenit në Kiev, për të përcjell eksodin që po ndodh në kryeqytetin e Ukrainës për shkak të sulmeve të Rusisë.
Gratë, të moshuar dhe fëmijë, po lënë masivisht Kivin për t’u vendosur në vende të sigurta, ndërsa burrat i bashkohen forcave që mbrojnë Ukrainën. /abcnews.al