Në fundjavë pritet të mbërrijë opinioni paraprak i Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Por para mbërritjes së tyre është mësuar një pjesë e përfundimeve të tyre.
Burime për ABC News kanë mësuar se në opinionin paraprak të Komisionit të Venecias thuhet se mënyra e interpretimit të Kushtetutës, nga Presidenti dhe zyra e tij, është në përputhje të plotë me Kushtetutën.
Venecia vlerëson se Presidenti Meta ka vepruar sipas gërmës dhe logjikës kushtetuese.
“Duke qenë se presidenti ka vepruar në përputhje me Kushtetutën nuk ka vend për shkarkimin e tij”, thuhet në paragrafin 104 të draft opinionit të Komisionit të Venecias.
Por zyrtarisht dhe në detaje, Kuvendi dhe Presidenti Ilir Meta do të njihen në fundjavë me dokumentin e hartuar nga zyrtarët e Komisionit, të cilët pritet t’i japin zgjidhje debatit për Kushtetuesen mes Kreut të Shtetit dhe mazhorancës.
Pas opinionin paraprak, në fund të marsit do të ketë edhe dokumentin përfundimtar për t’u interpretuar nga palët e përfshira në këtë proces./abcnews.al