Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

ABC News zbulon detaje të reja rreth grabitjes së filialit të bankës

schedule12:58 - 16 Janar, 2018

schedule 12:58 - 16 Janar, 2018

Një ditë pas grabitjes së ndodhur në filialin e një dege bankë të nivelit të dytë e vendosur në ambientet e zyrës së Hipotekës së Tiranës, abcneës ka mësuar disa detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje. Sipas burimeve pranë grupit hetimor mësohet se grabitesi i veshur me të zeza me kapuç e kapele me strehë sapo ka hyrë në ambientet e brendshme i ka drejtuar armën policit privat dhe e ka mënjanuar te muri. Më tej ai i ka bërë thirrje të gjithë personave që ishin në bankë që askush të mos levizte. Me pas grabitësi është afruar tek sporteli nr 3 dhe i ka drejtuar armën arkëtares duke i përsëritur fjalët: “Lekët se të vrava”. Arkëtarja për disa sekonda ë nuk ka bërë asnjë veprim. Më pas grabitësi ka goditur me qytën e armës xhamin e sportelit duke bërë që arkëtarja të hapë kasafortën e arkës dhe t’i fusë të gjitha paratë në një qese të zezë. Policia është njoftuar nga alarmi i bankës sapo grabitësi është futur, por nuk mundi ta arrestojë në flagrancë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!