Abc News zbardh ekspertizën: Kur dhe pse vdiqën Anisa e Zhaneta, detajet tronditëse nga ngjarja horror në Tiranë

schedule11:10 - 6 Korrik, 2020

schedule 11:10 - 6 Korrik, 2020

Anisa Josifi mbahej prej 15 muajsh e vdekur në shtëpi nga nëna dhe motra tjetër e saj, Blerta.

Gazetarja Xhensila Kodra ka ka siguruar për Abcnews.al të dhënat e ekspertizës që i është bërë trupit të 30 vjeçares, e cila mbahej e vdekur prej më shumë se 1 viti në shtëpi duke ia lyer trupin me vaj dhe uthull, gjë e cila ka shkaktuar mumifikim të trupit të saj në pjesën e jashtme, ndërkohë që prej muajsh në pallat ishte shpërndarë era e keqe e trupit të dekompozuar.

Lexo edhe: Disa muaj e vdekur në krevat, trupi i Anisës ishte mumifikuar prej vajit të ullirit dhe uthullës

Siç raportohet edhe në ekspertizën e siguruar nga abcnews.al, nëna e Anisës, Zhaneta Josifi ka ndërruar jetë vetëm një ditë para se policia të ndërhynte në shtëpinë e tyre duke zbuluar ngjarjen horror që tronditi Tiranën.

Lexo edhe: Abc News brenda shtëpisë së “ferrit”, tri gra të izoluara tentuan ringjalljen me rite horror

Zhaneta Josifi u gjet e vdekur në dysheme, ndërsa Anisa Josifi në krevatin e saj në dhomë, e mbuluar me jorganë dhe batanije, ndërsa trupi i ishte lyer me vaj dhe uthull nga nëna dhe motra e saj, Blerta.

Kjo e fundit është gjetur gjallë në shtëpi nga policia duke bërë të mundur që t’i shpëtohet jeta pasi kishin kohë pa ngrënë.

Lexo edhe: Tragjedia në Tiranë, jehonë në mediat greke: Familja vetësakrifkohet për “ringjalljen”

Ekspertiza ka konstatuar se Anisa dhe Zhaneta Josifi kanë ndërruar jetë për shkak të mos ushqyerjes me qëllim pasi gratë ndiqnin ritet e një sekti fetar të krishterë, sipas të cilit pas kësaj sakrifice ato prisnin ringjalljen në krah të Jezusit për të jetuar në Parajsë.

Gratë kanë zgjedhur që të mos ushqehen prej një kohe të gjatë. Ato ishin mbyllur prej kohësh në shtëpi, ndërsa policia ka gjetur te lidhur me litarë derën e jashtme të shtëpisë, e cila ishte bllokuar nga gratë në mënyrë që askush të mos futej aty.

Në shtëpi janë gjetur dy Bibla si edhe fletushka të tjera me përmbajtje fetare të krishterë.

Lexo edhe: Brenda shtëpisë së tragjedisë, policia gjeti Bibla dhe Anisën të mumifikuar

Teologët nuk kanë ende asnjë shpjegim për ritin e çuditshëm që ato ndoqën për të vdekur si edhe shkakun se përse përdorën vaj dhe uthull për trupin e Anisës.

Gjithçka që ka zbuluar ekspertiza për vdekjen e Anisa dhe Zhaneta Josifit është konfirmuar edhe nga Blerta Josifi.

Abcnews.al ka siguruar dëshminë që ajo ka dhënë në polici ku ka deklaruar me detaje shkakun se përse vepruan në këtë mënyrë si edhe praktikat e ndjekura. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!