Abc News ka zbardhur detaje nga dosja hetimore të vrasjes së vëllezërve, Viktor dhe Besmir Haxhia.
Gjykata la sot në burg, autorët e dyshuar Altin Ndoci dhe Klevis Alla. Sipas dosjes së prokurorisë vëllezërit janë ndjekur dhe më pas janë parakaluar me një automjet, ku më pas janë qëlluar me armë zjarri. Autorët që qëlluan kanë qenë në një mjet “Toyota”, pasi në vendgjarje janë gjetur pjesë xhami të automjetit të autorëve.
Në dosje citohet: “Në vendin e ngjarjes ka rezultuar se disa metra para mjetit të viktimave mbi asfalt janë gjetur xhama me ngjyrë të errët të thyera dhe nga këqyrja e njërës pjesë të xhamit janë shkronjat ‘TOYO…”. Pra që ngrenë dyshimin se këto pjesë xhami me ngjyrë janë lënë nga mjeti i autorëve që mund të jetë i mjetit “TOYOTA”. Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se rreth orës 16:35 në kamerat filmike në rrugë largohen në drejtim të mbikalimit te Nishtulla në Shkozet një atomjet me ngjyrë të zezë që dyshohet në përdorim nga autorët”
Ka qenë ku detaj që duket se ka fundosur autorët, pasi çoi grupin hetimor drejt identifikimit dhe arrestimit të tyre.
LEXO EDHE: Vrasja e 2 vëllezërve, avokati: Altin Ndoci i kishte të afërm, u shkoi edhe në varrim
Ndërkaq, në dosje thuhet po ashtu se në trupin e Besmir Haxhisë janë konstatuar 20 dëmtime dhe i është gjetur në trup edhe dy predha arme zjarri. Në trupin e Viktor Haxhisë janë konstatuar 18 dëmtime në kokë dhe pjesëne qafës, si dhe i janë gjetur në trup 2 predha arme zjarri.



/abcnews.al

