ABC News siguron draft-opinionin paraprak të Venecias: Pse situata u përkeqësua mes Presidentit dhe mazhorancës

schedule21:14 - 7 Mars, 2020

schedule 21:14 - 7 Mars, 2020

Komisioni i Venecias, në raportin paraprak i jep të drejtë presidenti të republikës Ilir Meta, lidhur me interpretimet e tij për Gjykatën Kushtetuese. Në këtë raport të siguruar nga ABC News, renditen një sërë argumentesh sa i përket Gjykatës Kushtetuese dhe shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga mazhoranca.

Në raport ka një konstatim të fortë kur thuhet se parlamenti dhe pushteti dominohet nga një parti. Ndaj Komisioni i Venecias i shton një pyetje Parlamentit?

 “I takon parlamentit të vendosë nëse shkarkimi do të ulte apo shtonte tensionet dhe në fund të fundit, do t’i shërbente, apo do të dëmtonte synimin e ruajtjes së balancave dhe kontrollit, në një situatë kur parlamenti dhe pushteti vendor dominohen nga e njëjta parti. Pyetja që duhet t’i bëjë vetes parlamenti është ‘a do të ndihmonte vazhdimi i procedurave të shkarkimit për unitetin e popullit?

Mbështetur tek ky argument, Komisioni i Venecias bën dhe një thirrje:

 “Institucionet përgjegjëse ‘të bëjnë një çarmatim dypalësh’ për këtë çështje, për hir të demokracisë në Shqipëri”.

Ndërkohë, në raportin paraprak me detaje është pasqyruar veprimtaria e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nën kryesimin e Ardian Dvoranit, që Meta e ka çuar në SPAK.

Komisioni i Venecias arsyeton se në funksionimin e KED ka pasur një sërë mangësish, që nga mosfunksionimi në vitin 2017 dhe 2018, mungesa e transparencës, duke përjashtuar Avokatin e Popullit dhe mospublikimin e procesverbaleve të mbledhjeve.

Afatet kanë qenë një argument që ka përplasur dhe ka bërë Presidentin të akuzojë Ardian Dvoranin e KED si bashkëpunëtor me mazhorancën.

Sipas Komisionit të Venecias dërgimi nga ana e KED-së te Presidenti i dy listave njëkohësisht, dërgimi i listave në Parlament, 6 ditë më vonë, dhe numri i kufizuar i kandidatëve, vetëm 6 për katër vende vakante:

“Krijoi një situatë në të cilën të gjitha emërimet, përveç emërimit të zotit Muçi, ishin bërë potencialisht në një mënyrë antikushtetuese”.

Në raport, Komisioni i Venecias e interpreton si antikushtetues ndryshimin që bëri Kuvendi sa i përket betimit.

“Anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk mund ta fillojë detyrën pa bërë betimin tek Presidenti. Betimi tek Presidenti është parakusht për marrjen e detyrës. Dispozitat e miratuara kohët e fundit, por që ende nuk kanë hyrë në fuqi…duhet të lihen mënjanë, pasi ato duket se janë jokushtetuese”

Raporti përfundimtar do të publikohet më datën 22 mars. Ndërkohë, pas publikimit të një pjesë të raportit ditën e premte, Ambasada Amerikane u kërkoi palëve që ky raport, të mbetej konfidencial.

Ndërkohë ABC News publikon përfundimet e draft-opinionit të Komisionit të Venecias:

Përfundime:  Draft-Opinioni Paraprak i Komisionit të Venecias

  1. Është me rëndësi jetike për Shqipërinë që të rivendosë Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë sa më shpejt të jetë e mundur, aq më shumë në një kohë në të cilën pyetje shumë komplekse që kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e punëve publike në Shqipëri paraqesin problemet e tyre. Një numër i çështjeve në pritje të Gjykata Kushtetuese nuk mund të gjykohet. Për të kapërcyer këtë krizë, ndërinstitucionale konstruktive kërkohet dialog dhe bashkëpunim midis institucioneve shtetërore.
  2. Kriza kushtetuese në Shqipëri nuk është shkaktuar nga një akt specifik, por është pasojë e ndërveprimit të disa faktorëve:
  • procedura e verifikimit kishte efekte më të mëdha nga sa parashikohej fillimisht;
  • gjithashtu si pasojë e procedurës gjithëpërfshirëse të verifikimit, Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese është  jofunksionale;
  • ekziston një pengesë themelore midis Qeverisë / Kuvendit dhe Presidentit që duket se është e vështirë për tu kapërcyer (me një procedurë të vazhdueshme për shkarkimin nga njëra anë, dhe ankesat penale nga ana tjetër);
  • KED ka pasur një sërë mangësish, që nga mosfunksionimi në vitin 2017 dhe 2018, mungesa e transparencës, duke përjashtuar Avokatin e Popullit dhe mospublikimin e procesverbaleve të mbledhjeve.
  • modus operandi i KED në 2019 ishte i diskutueshëm;
  • Problemet në zbatimin e dispozitave të paqarta (kushtetuese) janë rënduar nga fakti që nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe nga fakti që procedura është bërë objekt i luftës midis Qeverisë / Kuvendit dhe Presidentit.
  1. Për të kapërcyer situatën e ngecur, Komisioni i Venecias bën si vijon rekomandime, së pari në lidhje me vettingun:
  • Ndërsa reforma e gjyqësorit dhe procedura e vettingut mbesin prioritet dhe duhet të dilet në një përfundim të mirë ai duhet të vlerësojë dhe zbatojë rregullat (p.sh. që kërkojnë justifikimin për paratë e fituara nga personi në fjalë, dhe të gjithë anëtarët e familjes së tij, për një periudhë kohe shumë më të gjatë, se sa ligjet tatimore kërkojnë në ruajtjen e dokumenteve) të çojnë në zgjidhje të mira ose të mos i japin shumë hapësirë ​​manipulimeve politike.
  • Për të siguruar të njëjtat standarde të verifikimit për kandidatët, për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, verifikimi i kandidatëve jo gjyqësorë do t’i atribuohet Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimeve në vend të KED, siç është rasti tani.
  • Verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të përshpejtohet nga i Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
  • Nga ana tjetër, në raste të arsyeshme, afate kohore tepër të ngurta dhe jorealiste, për të siguruar gjithë dokumentacionin duhet të rihapet.
  1. Sa i përket procedurës së KPK-së:
  • KED 2020 duhet të ndryshojë rregullin 41 të vendimit nr. 4 për kandidatët e ardhshëm në lidhje me procedurat e verifikimit dhe seleksionimit.
  • Përmbledhjet e procesverbalit të të gjitha takimeve të KLGJ duhet të publikohen.
  • KED duhet të miratojë renditjen e tij vetëm kur skedarët e të gjithë kandidatëve në listë janë të plota dhe Kryetari i KED duhet t’i dërgojë listat së bashku me skedarët menjëherë, organit përkatës të shtetit pa asnjë vonesë të mëtejshme.
  • KKK nuk duhet të propozojë kandidatë që nuk kanë kaluar ende vettingun.
  1. Sa i përket rregullave të nenit 179 (2) të Kushtetutës:
  • Neni 179 (2) i Kushtetutës dhe neni 7 (2) i Ligjit për Gjykatën Kushtetuese aplikohet vetëm brenda një raundi të caktuar të emërimeve. Presidenti dhe Kuvendi duhet vazhdojnë me emërimin e anëtarëve të tyre me alternim.
  • Nëse mekanizmi i paracaktuar për emërime nga Presidenti konsiderohej i nevojshëm (Neni 7 / b (4) i Ligjit për Gjykatën Kushtetuese), ky rregull duhet të ngrihet në niveli kushtetues, siç është rasti për Kuvendin.
  1. Sa i përket procedurës së betimit:
  • “Anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk mund ta fillojë detyrën pa bërë betimin tek Presidenti. Betimi tek Presidenti është parakusht për marrjen e detyrës. Dispozitat e miratuara kohët e fundit, por që ende nuk kanë hyrë në fuqi…duhet të lihen mënjanë, pasi ato duket se janë jokushtetuese”. Problemi kryesor pse situata u përkeqësua mes palëve nuk është interpretimi divergjent i Neni 179 i Kushtetutës dhe dispozitat e tjera, por mungesa e dialogut dhe besnikërisë në bashkëpunim. Të dy palët bien dakord për këtë në parim, por insistojnë se vetëm ata ushtrojnë besnikëri të tillë por jo pala tjetër. Të dy palët duhet të përmbahen nga retorika agresive. Shumë nga problemet mund të zgjidhet me anë të bashkëpunimit./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!