ABC News rikthehet në zonën industriale të Elbasanit: Kurum heq filtrat, zona kthehet e pabanueshme

schedule12:17 - 1 Korrik, 2020

schedule 12:17 - 1 Korrik, 2020

Një javë nga investigimi i kryer nga “ABC News” në lidhje me zonën industriale në Elbasan situata është e njëjtë.

Madje dhe më alarmante. Kurumi ende vazhdon të punojë duke shkaktuar ndotje të ajrit. Ndotja e ambientit është aq e lartë sa nuk qëndrohet dot më shumë se 2-3 minuta.

Përgjatë gjithë natës filtrat në këtë fabrikë është e qartë se nuk vihen në punë.

Era e rëndë përhapet në zonat e banuara të Bradasheshit, Papër dhe ndihet deri në brendësi të qytetit të Elbasanit. Në orën 3 të mëngjesit në errësirë kur të gjithë flenë këtu punohet me kapacitet të plotë dhe oxhaqet lëshojnë një tym me erë të rëndë.

Po cila është puna që kryen Kompania Kurum që gjeneron ndotjen e ajrit?

Në hyrjen kryesore bëhet edhe përpunimi i hekurit, ndërsa përbri rreth 100 maune të cilat presin për t’u furnizuar pasi më parë kanë shkarkuar hekurishtet nga i gjithë Ballkani me hekurin e përpunuar në këtë kompani.

Nga vëzhgimi i bërë gjatë gjithë natës në këtë zonë, ajo që ra në sy ishte se ndotja e ajrit dhe puna në këtë fabrikë nuk u ndalën asnjë moment.

Kërkesës për të komunikuar me zyrtarë të lartë të kompanisë turke Kurum për të ndjekur nga afër aktivitetin e shkrirjes së hekurishteve në këtë zonë industriale, iu përgjigjën me jo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!