Abc News në vatrën e nxehtë të Covid-19 në Krujë, fasoneria e mbyllur, qytetarët: Respektojmë masat

schedule20:15 - 21 Prill, 2020

schedule 20:15 - 21 Prill, 2020

Qyteti i Krujës është vatra me aktive aktualisht në Shqipëri i përhapjes së koronavirusit.

Abc News këtë të martë ishte në Krujë, ku qytetarët mes frikës për përhapjen e Covid-19 japin edhe arsyet e përhapjes se virusit.

Jeni të shqetësuar pasi ktu ka qenë qyteti më i pastër ne po ruhemi. Janë fabrika këpucësh”, është shprehur një banore.

Ndërkohë një tjetër qytetarë nga Kruja ka deklaruar ndër të tjera se nuk kanë asnjë informacion në lidhje me përhapjen e këtij virusi, pasi kjo është një punë që  e di shteti.

“Në fasoneri punoj dhe unë dhe jam një javë pushikm, por është firmë tjetër ajo që është përhapur dhe virusi”, është shprehur një qytetare.

Prej disa ditësh në fasoneri puna është ndalur, ndërkohe që punonjësit e saj janë të vetëizoluar me frikën e rriskut të një infektimi të mundshëm.

Epidemiologët janë duke gjurmuar personat e kontaktit të pacienteve të infektuar, ndërkohe që qyteti që jeton dhe punon në fasoneri është i gjithi në ankth për përhapjen e virusit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!