Brenda kësaj godine rrëfehen histori që as imagjinarët e mbrapshtë nuk mund ti trillojnë.
Vështirë të depërtosh brenda mureve që s’ka gojë të tregojnë të kaluarën e dhimbshme të këtyre vajzave që janë strehuar në qendrën “Rozalba” në Fshatin Gjadër të Lezhës.
Sot janë adoleshente por një pjesë e tyre janë rritur këtu pasi kanë përjetuar apo kanë qenë protagonist të ngjarjeve të rënda në familjet e tyre dhe në zonat ku kanë jetuar.
Janë në luftë të vazhdueshme me të kaluarën, po dy prej tyre pranuan të flasin në ABC NEËS për të sotmen.
“Më sugjeruan këtë qendër. Jam larg mentalitetin, ndihem si në familje”.
Edhe motër Alma që drejton këtë qendër ashtu siç vepron çdo murgeshë është fjalë pak dhe dramave të këtyre vajzave ju ka vënë “drynin”.
Ajo shpjegon thjeshtë mënyrën sesi pranohen në këtë strehë sa po mos kesh informacion nuk e kupton se bëhet fjalë për vajza të dhunuara, trafikuara, dëshmitare në skena vrasjesh apo më keq të përdhunuara.
“Ne nuk marrim dot vajza që kanë vështirësi ekonomike. Ky nuk është konvikt është një qendër që pret vajza për histori të vështira familjare”.
Edhe për pak kohë do jetën të sigurta në këtë qendër. Vajza e dinë që kjo nuk do jetë shtëpia e tyrë e përherëshme.
Ndaj po përpiqen me ndihmën e mësueseve, psikologeve dhe murgeshave të fitojnë njohuri dhe të jenë të përgatitura për tu përballur me jetën e pavarur pas këtyre mureve.
“Normal që edhe kjo shtëpi ka limitet e veta, dhe kur të largohem kam me vazhdi jetën time. Nuk kam frikë të ;largohem sepse nga mësimet që kam marrë këtu nuk e kam të vështirë të përballem me jetën”.
Për të menaxhuar tensionin psikologjik, emocionet apo për të frenuar agresivitetin kur e shkuara ju ngacmon kujtesën janë gjetur dhe zgjidhjet.
Gjuajtjen në dardhën pneumatike kryejnë lojëra të ndryshme, këndojnë apo pianos. Armët më të forta që kanë për të mos ecur pas të shkuarës janë ëndrrat dhe pasionet.
Ngjarjet e rënda që kanë kaluar kujtesa nuk i fshin, ndaj dhe motivohen që në të ardhmen të jenë më të forta.
“E shkuara nuk mund të hidhet pas por që mund të shkëputemi prej saj. E shkuara është e shkuar. Mundohemi të shohim përpara”.
Në këtë qendër me vajza ka ndodhur katarsis dhe janë të bindura se në një moshë më të pjekur do ti rrëfejnë publikisht historitë, që të ngjashmet e tyre të mos lejojnë që me to të abuzohet përgjatë gjithë jetës.
“Kam dëshirë që ti ndihmojë të gjithë ato vajza që kanë patur vështirësi si unë”.
Ne do presim dhe deri atëherë do respektojmë anonimatin e tyre./abcnews.al