“ABC News” në qendrën “Rozalba” ku strehohen vajza me histori traumatike

schedule10:44 - 19 Prill, 2020

schedule 10:44 - 19 Prill, 2020

Pashkët janë festuar edhe në qendrën “Rozalba”që ndodhet në fshatin Gjadër të Lezhës. Kjo është një qendër që menaxhohet nga murgesha. Në të janë strehuar vajza me histori të vëshira familjare dhe trauma të rënda.

Motër Alma Zogu tha për gazetarin Gjergji Figuri se qendra i ka dhënë këtyre vajzave shumë shpresë për jetën.

“14 vajza janë të akomoduar në qendër. Që 15 marsi dyert janë të mbyllura, kemi dërguar në shtëpi të gjithë stafin, jemi vetëm ne motrat. Nuk është një situatë e lehtë, por kemi vendosur të qëndrojmë me vajzat vetëm ne motrat. Zhvillojmë mësime online paradite. Vendimi i parë që ne morëm ishte izolimi total i qendrës, as ne vetë nuk dalim, ushqimet na i sjellin në qendër, së pari i lajmë më pas vazhdojmë më konsumimin e tyre. Gjithashtu dezinfektimi i qendrës është bërë në vazhdimësi”, u shpreh ajo.

I pyetur nga gazetari Gjergj Figuri për ndikimin që ka pasur izolimi ajo tha se ka ndikuar në jetën e përditshme, pasi sipas saj jeta tashmë nuk është në normalitet.

“Problematikat që vajzat mbartin për shkak të historisë së tyre, janë të dukshme. Kemi një motër psikologe që mban takime të vazhdueshme më vajzat, të gjitha këto së bashku ka ndihmuar që ta kalojmë pak këtë distancimin social.

Ndoshta liria që ksihim në jetën e përditshme na dukej rutinë, por kjo kohë na sjell reflektim të bukur për vlerën e jetës apo të lirisë. Besoj që ia kemi arritur qëllimit që nga asnjë e keqe të mos dalim pa ia gjetur të mirën”, tha motër Alma.

Si po sigurohet mbështetja në këtë periudhë?

“Qendra nuk është e mbështetur nga asnjë institucion i shtetit shqiptar, por kemi pasur bujarinë shqiptare. 10 perosna janë vendosur në lëvizje, për të mbledhur fonde dhe jemi të mrekulluar se si në vështirësi ka shumë qytetarë që janë të gatshëm të ndihmojnë”, tha motër Alma.

Gjithashtu theksoi se është e nevojshmë që qendrës ti bashkohen më shumë persona vullnetarë pasi në këtë qendër ndodhen 18 persona.

Gjatë kësaj periudhe që Shqipëria është në karantinë, ka pasur ndonjë histori traumatike të një vajze që ka dashur të strehohet në këtë qendër?

Motër Alma: Jo nuk kemi pasur, ne kemi emergjencën, jemi të gatshëm për rastet emergjentë që vijnë nëpërmjet shërbimit social./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!