VIDEO/ “ABC News” në Kapshticë, vogëlushja Greisi kërkon të kalojë kufirin

schedule19:33 - 29 Gusht, 2020

schedule 19:33 - 29 Gusht, 2020

Qytetarët shqiptarë janë përballur sërish me probleme në pikën kufitare në Kapshticë.

Gazetarja Lediona Xheladinaj raporton situatën shqetësuese.

Por ajo çfarë spikat, përtej raportimit, njohjes së situatës së shkaktuar në kufi,  Greisi një vajzë e vogël e bllokuar me familjarët përqafon gazetaren.

Dëshira e saj është kalojë në Greqi, pasi ashtu siç edhe vogëlushja është shprehur nuk mund t’i përballojë pritjet e gjata në temperatura të larta që tashmë do të përkthehen në qëndrim në makinë apo autobus, pasi janë të detyruar të kalojnë natën jashtë, në kufi, në pritje të ditës së nesërme me shpresën për të qenë në radhën e 300 personave që do të kalojnë.

Autoritetet greke për shkak të situatës së COVID-19 vendosën që  vetëm 300 persona do të kalojnë kufirin dhe më pas puna ndërpritet, për të filluar ditën tjetër.

Lexo edhe: Vijon situata shqetësuese në Kapshticë, qindra qytetarë të bllokuar

Po ashtu një tjetër problem i ngritur nga qytetarët është edhe afati i skadimit të tamponëve.

Më herët ata janë shprehur për “ABC News” se nuk e përballojnë financiarisht realizimin e një tamponi të dytë dhe për këtë arsye kërkojnë që të mos pengohen për të kaluar në kufi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!