ABC News në fshatin ku u planifikua vrasja/ Portugezi jetonte në Kakarriq te Edmond Haxhia

schedule15:41 - 28 Prill, 2023

schedule 15:41 - 28 Prill, 2023

Shtëpia e Edmond Haxhisë është mbyllur. Në fshatin Kakarriq ka vetëm heshtje. Ata nuk kanë pranuar të flasin. Askush nuk e kishte menduar se i huaji që jetonte atë, të planifikonte vrasjen.
Ai gjatë kësaj kohe kishte jetuar në banesën e Edmond Haxhisë.

Portugezi Ruben Saraiva (ekzekutori i Ardian Nikulaj) ishte vendosur prej dy muaj në fshatin Kakarriq të Lezhës. Që prej ardhjes së tij në 14 shkurt portugezi, ishte pritur në Rinas nga Edmond Haxhija dhe ishte vendosur në këtë banesë të tij.

Në fshat lëvizte lirshëm dhe qetë. Nuk i ishte dashur shumë kohë për t’u miqësuar me banorët.

Cdo ditë kur ditë nga banesa i përshëndese dhe fliste me ta, shpesh here edhe në gjuhën shqipe.

Ata ende nuk e besojnë se gjatë gjithë kësaj kohë ai po planifikonte një vrasje për të cilën ata do të dëgjonin vetëm disa javë më vonë.

Lëvizte me veturë dhe motor, pikërisht me mjetin që përdori për të kryer krimin. Shkodra ishte një nga destinacionet e tij më të shpeshta.

Vetëm 300 metra ku është parë të qëndrojë autori i dyshuar, policia dhe hetuesit gjetën motorrin, por ende nuk kanë mundur të gjejnë armën e përdorur në krim. Dyshohet se ajo është përdorur në krim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!