Ka 7 vite që nuk e sheh. Më së fundmi e bija, Ruxhdie Balliu, iu rikthye. 90 vjecarja Salushe Seferi nga Librazhd Katundi mezi pret të përqafojë vajzën e saj.
“Janë gëzuar shumë. Ka 6-7 vjet që nuk e kam parë me sy”, shprehet ajo e emocionuar.
Rikthimi i saj ka gëzuar gjithë familjen.
“Edhe nëna është gjallë. E mori vesh këtë lajm edhe është gëzuar jashtë mase. Jemi gëzuar pa masë”, shprehen ata.
Ruzhdie Balliu së bashku me bashkëshortin Ali Balliun u nisën drejt Sirisë 7 vite më parë në kërkim të djalit të tyre Idajetit i cili ishte Krahu i djathtë i Muhaxherit.
Por ata nuk mundën dot të takoheshin me të pasi kur mbërritën në Siri mësuan se i biri aso kohe vetëm 24 vjeç ishte vrarë./Abcnews.al