E moshuara flet për Abc News: Kërkoj të më kthehet vajza nga kampi sirian  

schedule19:46 - 13 Nëntor, 2019

schedule 19:46 - 13 Nëntor, 2019

Salushe Seferi nga Librazhdi kërkon që vajza e saj Ruzhdie Balliu, e cila ndodhet në Siri të rikthehet në shtëpi.

Ajo ndodhet në Siri që prej vitit 2014 sëbashku me bashkëshortin e saj Ali Balliu, ku shkuan për t’iu bashkuar luftës së Shtetit Islamik.

Salushe tregon për abcnews.al se si iku e bija në vendin e luftës. E moshuara thotë se ishte djali i Ruzhdijes, Idajeti ai që kishte shkuar më parë në Siri. Idajeti, kishte mbaruar studimet për inxhineri elektronike, por vendosi të linte gjithçka këtu për t’ju bashkuar ISIS.

Ruzhdija e nisi udhëtimin nga Turqia për t’ju bashkuar të birit. Por pa arritur prindërit në Siri, djali i saj Idajeti, i cili njihej si krahu i djathtë i Lavdërim Muhaxherit u vra gjatë luftimeve. Idajet Balliu u vra paraditen e 15 gushtit 2014 në Aleppo të Sirisë gjatë betejës më të ashpër të Aleppos.  Ai luftonte në radhët e Shtetit Islamik dhe njihej me emrin Ebu Derda esh Shami.

Teksa kanë kaluar 5 vite, e ëma e Ruzhdijes,  82-vjeçare kërkon që t’i rikthehet vajza, ku sipas saj për të shkuar në Siri e ka gënjyer burri i saj, Aliu.

“Dua të më kthehet, nuk dua gjë tjetër, i iku çuni para. E pyesja ku e ke, më thoshte në shkollë. Ai ishte në luftë”, thotë ajo.

Po kështu edhe i vëllai i Ruzhdijes, Shefqeti kërkon që të kthehet motra, teksa u kërkon strukturave shtetërore të ndihmojnë në kthimin e  saj.

Ruzhdije Balliu ndodhet në kampin Al Hol, aty ku qendojnë të burgosur edhe mijëra të tjerë, pasi ISIS humbi terriroret./abcnews.al