ABC në kufirin ukrainas, emigrantja: Ika me kokën pas, kam djalin në luftë, i lutem Zelenskit të mos na braktisë

schedule15:35 - 10 Mars, 2022

schedule 15:35 - 10 Mars, 2022

Një nga krizat më të mëdha në Ukrainë është dhe eksodi. Çdo ditë gra e fëmijë largohen duke lënë pas vetëm burrat e familjes. Pamje që shihni janë xhiruar në kufirin mes Ukrainës dhe Hungarisë.

Në kthim për në Shqipëri grupi i ABC-së  i xhirimit takoi dhjetëra banorë të cilët ikin mes frikës dhe brengës së ndarjes. Kjo është Ana së bashku me vajzën udhëtuan drejt vendlindjes për të marrë nënën e saj që jetonte e vetme.

“Shkova të dielën nën qytetin tim në Zaporizhia për të çuar në Itali. Jetoj atje prej 15 vitesh”, ka thënë ajo.

Mundi të marr nënën, por Ana e ka kokën sërish pas. Djali i saj i është bashkuar ushtrisë për të mbrojtur vendin.

“Jam shumë e shqetësuar. Prej një jave nuk kam asnjë lajm prej tij. Më vjen keq ta them por ndihem krenare që po lufton për vendin. Nuk më pyeti, shkoi direkt në luftë. Më tha vetëm dy fjalë: do luftoj për atdheun tonë”, është shprehur ndër të tjera ukrainasja.

Ana tregon se është e pabesueshme ajo që pa në vendlindjen e saj. Thotë se gjithçka ishte e shkatërruar. Pavarësisht se e vlerëson presidentin e saj Zelensky, ka një lutje për të:

“Ai është i zoti, po bën gjithçka për të shpëtuar vendin, jo vetëm Kievin. Do ti kërkoja që presidenti ynë të mos na braktisë. Do të doja që e gjithë bota ta dijë si është situata”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!