Abc e Mëngjesit ribashkon dy “kolegët”

schedule15:28 - 4 Shtator, 2023

schedule 15:28 - 4 Shtator, 2023

Dyshja Enkel Demi – Edi Oga, të njohur për kiminë e tyre televizive dhe batutat epike, do të bashkëdrejtojnë “Abc e Mëngjesit”. Programi do të rinisë në 11 shtator, nga ora 08.00-10.00.

Dy “kolegët” që prej vitesh ja “nxijnë jetën” njëri-tjetrit me bashkëpunime të suksesshme, do të zbukurojnë mëngjeset tuaja nga e hëna në të premte, në një program ku do të trajtohen tema e personazhe jo fort të zakontë.

Në studio fillimisht me Kelin e Edin, e më pas në kuzhinë me amvisën Florenca Reçi, do të jetë dhe gazetarja e këtij emisioni Fabjola Demirneli.

Prej 4 sezonesh, “Abc e Mengjesit” është ndër emisionet më të ndjekur e më të dashur për publikun. Temat dhe të ftuarit edhe këtë sezon premtojnë shumë surpriza, batuta e buzëqeshje ndaj, mos harroni nga e hëna të nisni ditën me energjinë pozitive të “Abc e Mëngjesit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!