Abazoviç votohet sot si kryeministër i Malit të Zi, lideri shqiptar paraqet në Kuvend programin qeverisës

schedule11:06 - 28 Prill, 2022

schedule 11:06 - 28 Prill, 2022

I mandatuari për kryeministër në Malin e Zi, Dritan Abazoviç, ka dorëzuar zyrtarisht programin e qeverisë së re në Kuvend. Seanca për votimin e kabinetit të 43-të pritet të zhvillohet këtë të enjten, 28 prill.

Në planin e dorëzuar, Abazoviç ka renditur pikat kryesore, ku do të fokusohet qeveria e re, ku mes të tjerave përfshihet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përshpejtimi i procesit të integrimi në Bashkimin Evropian, si dhe reforma të reja për të përballuar krizën ekonomike si pasojë e luftës në Ukrainë.

Konfirmimi i kabinetit të ri shihet si i sigurt nga drejtuesi i Lëvizjes “Ura”, pasi ai pretendon se ka siguruar votën e 46 deputeteve nga 81 që ka parlamenti malazez.

Qeveria do të ketë katër zëvendëskryeministra dhe 20 ministra, nga të cilët, dy do të jenë pa portofol.

Pjesë e koalicionit qeverisës janë Lëvizja Qytetare URA e Abazoviç, Partia Popullore Socialiste, e cila është pro-serbe, Partia Socialdemokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve dhe boshnjakëve.

Kabineti qeveritar i Abazoviç:

Zëvendëskryeministrja për Politikë të Jashtme, Integrime Evropiane dhe Bashkëpunim Rajonal dhe Ministre e Çështjeve Evropiane, Dr. Jovana Maroviç , e lindur në vitin 1977 në Kotorr, diplomuar në Shkenca Politike dhe Bashkimin Evropian, pedagoge dhe studiuese për integrime evropiane, drejtore ekzekutive e Politikon.
Zëvendëskryeministri për Sistemin Ekonomik dhe Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Vladimir Jokoviq, i lindur më 1967 në Pluzhinë, ish-deputet i Parlamentit të Malit të Zi dhe Kryetar i Komisionit për Ekonomi, Financa dhe Buxhet.
Zëvendëskryeministri përgjegjës për sistemin politik dhe politikën e brendshme dhe ministër i mbrojtjes, MA Rashko Konjeviq , i lindur më 1979 në Zenicë. Master i Shkencave në Ekonomi, deputet shumëvjeçar i Parlamentit të Malit të Zi, ish-ministër i Brendshëm (2016) dhe Ministër i Financave (2012-2016);
Zëvendëskryeministri përgjegjës për zhvillimin rajonal dhe ministër i investimeve kapitale Ervin Ibrahimović , MA , i lindur më 1972 në Rozhaje, ish zëvendëskryeministër i Parlamentit të Malit të Zi;
Ministri i Drejtësisë, Marko Kovaç, i lindur në Podgoricë në vitin 1985, i diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Malit të Zi në Podgoricë, ka punuar në Gjykatën e Lartë, ish-avokat pranë Studios Juridike Ivanović, Kovač & Vuksanović;
Ministri i Punëve të Brendshme, Filip Adžić , i lindur më 1986 në Cetinje, ish-këshilltar i Zëvendëskryeministrit për Politikë të Brendshme, Siguri, Luftë kundër Korrupsionit të Nivelit të Lartë dhe Krimit të Organizuar;
Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, i lindur më 1969 në Podgoricë, magjistër i ekonomisë, deputet shumëvjeçar i Kuvendit të Malit të Zi, ish ushtrues detyre i drejtorit të Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave;
Ministër i Punëve të Jashtme, Ranko Krivokapiç, i lindur më 1961 në Kotorr, magjistër i drejtësisë, ish-kryetar i Kuvendit të Malit të Zi (2003-2016);
Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviç, i lindur më 1972 në Tivar, ekonomist i diplomuar, biznesmen dhe filantrop i shquar;
Ministrja e Sportit dhe Rinisë, Vasilije Laloševiç, e lindur më 1962 në Tivar, gazetare e diplomuar, ish-gazetare, deputete shumëvjeçare dhe ish ushtruese e detyrës së drejtorit të Drejtorisë për Sport dhe Rini;
Ministri i Administratës Publike, Maras Dukaj, i lindur më 1985 në Tuzi, Master i Psikologjisë Shkollore, gazetar dhe profesor shumëvjeçar, drejtor shumëvjeçar i drejtorisë në Ministrinë e Arsimit, ish-drejtor i Komunës së Tuzit;
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Admir Adroviç, i lindur më 1982 në Rozhaje, i diplomuar për ekonomi, ish-këshilltar afatgjatë i Zëvendëskryeministrit për Zhvillim Rajonal;
Ministri i Arsimit, Miomir Mijo Vojinoviç, i lindur më 1970 në Bijelo Polje, profesor shumëvjeçar, anëtar shumëvjeçar i Asamblesë Federale të RFJ-së dhe Parlamentit të Malit të Zi, këshilltar aktual i Kryetarit të Komunës së Beranës;
Ministri i Shëndetësisë, Dragoslav Šćekić, i lindur më 1977 në Berane, ekonomist i diplomuar, ish-deputet, ish-kryetar i Komunës së Beranës, drejtor aktual i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore;
Ministrja e Kulturës dhe Medias, Masha Vlaoviç, MA, e lindur më 1985 në Mostar, magjistër i Teorisë dhe Historisë së Artit Bashkëkohor, ish kuratore dhe ligjëruese në Universitetin e Donja Goricës;
Ministrja e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, Ana Novakoviq Gjuroviq , e lindur më 1985 në Podgoricë, e diplomuar në shkenca politike, aktiviste shumëvjeçare e OJQ-ve;
Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Đeka , i lindur në Tivar në vitin 1975, i diplomuar për ekonomi, ish kryetar i Komunës së Ulqinit, deputet shumëvjeçar i Kuvendit të Malit të Zi;
Ministrja e Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Dr. Biljana Šćepanoviq , e lindur më 1973 në Podgoricë, Doktor i Inxhinierisë së Ndërtimit, ish kryetare e Komisionit për Studime Doktorale në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti i Malit të Zi;
Ministri pa portofol, Zoran Miljaniç, i lindur më 1965 në Podgoricë, i diplomuar në fushën e sigurisë, ish-deputet i Kuvendit të Malit të Zi, sekretar aktual shtetëror në MPB;
Ministri pa portofol, Adrijan Vuksanoviç, i lindur më 1980 në Kotorr, i diplomuar në degën e energjetikës, ish-deputet.

/abcnews.al/ ;