Abazoviç: Për ne, kushdo që është për një Mal të Zi evropian, civil dhe ekologjik është i mirëpritur

schedule07:34 - 12 Qershor, 2023

schedule 07:34 - 12 Qershor, 2023

MAL I ZI- Dritan Abazoviç ka theksuar se koalicioni “Hrabro se Broji” do të jetë shtylla kryesore e Qeverisë së ardhshme. Është shumë herët, shton ai, për të folur për ndonjë kombinatorikë. I pyetur se si e komenton mesazhin e liderit të Lëvizjes Evropë Tani se nuk do të negociojë me URA-në dhe nëse demokratët do të negociojnë veçmas, Abazoviç komenton kështu.

“Dhe mos e prishni tani… Ne kemi qeverinë, presim parlamentin. Spajić mori më shumë, le ta bashkojë. Kjo nuk është një pyetje për mua. Për ne, kushdo që është për një Mal të Zi evropian, civil dhe ekologjik është i mirëpritur…”, tha Abazovic.

I pyetur nëse kjo do të thotë se URA do të jetë me DPS-në në Qeveri, Abazoviç tha se nuk do të negociojnë me ta.

“Për ne nuk janë të pranueshëm vetëm personat që kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Këta njerëz njihen në disa opsione politike. Është herët të flasim për kombinatorikë”, tha Abazoviç.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!