Abazoviç njofton formimin e qeverisë së re të Malit të Zi në nëntor

schedule08:23 - 16 Shtator, 2020

schedule 08:23 - 16 Shtator, 2020

Kryetari i Partisë Aksioni i Bashkuar për Reforma, Dritan Abazoviç është shprehur optimist për formimin e qeverisë së re në Malin e Zi.

Ai tha se Mali i Zi do të mund të zgjedh ekzekutivin në muajin tetor. “Formimi i qeverisë, shpresoj për disa javë. Besoj se çdo gjë ka me mbaru në një mënyrë paqësore dhe demokratike”, deklaroi  ai në një intervistë për Alsat-M.

Javën tjetër pritet që të ftohet seanca e parë e Kuvendit.

“Jemi duke zhvilluar bisedime për ditë dhe tani për tani çdo gjë po shkon me rregull. Nesër do të takohemi me kryetarin e parlamentit rreth seancës së parë zyrtare ku duam të verifikohen mandatet pastaj të zgjidhet kryetari i ri i parlamentit”. shpjegoi ai.

“Mundemi me prit që ajo seancë me qenë në fillim ta javës së ardhshme”, shtoi Abazoviç.

Dritan Abazoviç vjen nga familje shqiptare, ai drejton partinë URA (United Reform Action; Aksioni i Përbashkuar për Reforma), ku në zgjedhjet e 30 gushtit mori mbi 22 mijë vota (5.5%) duke fituar 4 mandate deputetësh, vendimtare për formimin e qeverisë së re.