Abazoviç në Real Story: Nëse duam të ndryshojmë të ardhmen e Ballkanit, duhen marrë vendime të vështira

schedule20:27 - 20 Shtator, 2023

schedule 20:27 - 20 Shtator, 2023

Kryeministri me mandat teknik në Malin e Zi, Dritan Abazoviç thotë se ishte një befasi për vendin, zgjedhja e tij në krye të qeverisë, pasi disa vite më parë, ishte krijuar një bindje se do të ishte e pamundur që dikush prej popujve pakicë, do të bëhet kryeministër.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Abazoviç u shpreh se nëse duam të ndryshojmë të ardhmen e Ballkanit, duhen marrë vendime të vështira.

“Ishte befasi e madhe për Malin e Zi, të kishin pyetur para 5 vitesh me siguri e kishtë thënë se do ishte e pamundur që dikush prej popujve pakicë, pa marrë parasysh që je shqiptar, apo tjetër, do të bëhet kryeministër. Mirëpo, mendoj se qytetarët e Malit të Zi, kanë treguar një shembull të mirë dhe një kapacitet demokratik dhe një befasi pozitive. Sa më përket jam i kënaqur me gjithë arritjet dhe jam i sigurtë se jemi të gjithë në një rrugë të mirë. Problemet që kemi duhet të shikojmë si do ballafaqohemi e do t’i zvogëlojmë në të ardhmen.”

“Unë kam sukses si njeri që lufton për të drejtat e të gjithëve dhe kjo ka qenë politika ime që në fillim. Unë jam shumë krenar si çdo kush që jam shqiptar, por gjatë mandatit nuk kam bërë dallime në popull në Mal të Zi. Edhe çështjet që keni përmendur që janë historike dhe shumë problematike për shoqërinë, kanë krijuar shumë përcarje në të kaluarën është dashur një moment me i tejkalu. Është dasht me marrë vendime, askush nuk ka dashur më herët të marrë vendime, nuk di pse me siguri kanë patur argumentat e veta. Jam i bindur se me vendimet për Kishën kemi ulur tensionet në Mal të Zi dhe koha ka treguar se kam qenë në të drejtë. Dhe vendimet e guximshme kanë sjellë në situatën që sot Mali i Zi nuk ka tema përçarjesh, ka tema ekonomike, për përshpejtimin e integrimit europian, tema të ndryshme, por përgjithësi mendoj se kemi arritur një gjë të madhe që askush nuk e ka prit. Pra, në politikë nëse duam të ndryshojmë ardhmërinë e Ballkanit duhet të jemi të gatshëm me marr vendime të cilat janë të vështira,” vijoi më tej Abazoviç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!