Abazoviç: Gjukanoviç ka marrë fund politikisht, Mali i Zi nuk do ta ç’njohë Kosovën

schedule18:27 - 3 Shtator, 2020

schedule 18:27 - 3 Shtator, 2020

Dritan Abazoviç, kryetari i koalicionit URA, ka folur për RTK rreth rezultateve zgjedhore në Mal të Zi.

Politikani shqiptar, i cili ka në dorë formimin e qeverisë së re malazeze, ka akuzuar presidentin Millo Gjukanoviç për fitoren e partive pro-ruse në këtë vend.

“Kush e solli fitoren e partive opozitare. Politika e gabuar e regjimit të Gjukanoviçit. Ai bëri që të rriten partitë e tjera”, u shpreh Gjukanoviç.

“Gjukanoviçi është i përfunduar politikisht. Se a do të rehabilitohet në të ardhmen, do ta shohim. Ai duhet të kalojë në opozitë dhe të dalë para gjyqit”, shtoi ai.

Po ashtu, Dritan Abazoviç foli edhe rreth mundësisë së ç’njohjes së Kosovës nga Mali i Zi, gjë e cila për të ka përfunduar dhe nuk do të ketë kthim mbrapa.

“Sa i përket Kosovës, unë i kam vendosur kushtin e mos heqjes së njohjes. Ata e kanë pranuar dhe kjo ka përfunduar. Nëse ndodh e kundërta do të largohemi nga qeveria teknike”,  sqaroi Abazoviç.

Në Mal të Zi u mbajtën këtë të diel zgjedhjet parlamentare si dhe zgjedhjet lokale në 5 komuna.

Në këtë situatë, në numrin e deputetëve të opozitës janë edhe katër deputetët e Lëvizjes URA, në krye të së cilës është Dritan Abazoviç, të cilët do të jenë vendimtarë për formimin e qeverisë së re. s.b/abcnews.al/