Abazaj e Bregu do t’i bashkohen korçarëve sezonin e ardhshëm

schedule16:50 - 6 Janar, 2018

schedule 16:50 - 6 Janar, 2018

Kristal Abazaj është një lojtar i Skënderbeut. Klubet nuk e kanë pranuar ende arritjen e marrëveshjes, por vetë futbollisti ishte i pari që e konfirmoi. Sulmuesi i Kombëtares Shpresa pritet t’i bashkohet korçarëve sezonin e ardhshëm, pasi do të qëndrojë ende te Luftëtari. Abazaj është një lojtar me potencial dhe Skënderbeu mund të jetë edhe një trampolinë për në klubet Europiane. Drejt Skënderbeut pritet të shkojë edhe Dejvi Bregu sipas mediave sportive. Së bashku me Abazajn ata janë futbollistët më të spikatur te gjirokastritët. Te Skënderbeu kanë besuar gjithmonë te të rinjtë duke i përshtatur më së miri me grupin e lojtarëve me përvojë. Nga Skënderbeu është larguar Donjet Shkodra, ndërsa ende nuk është vendosur si do të veprohet me çeku Martin Nespor, i cili gjeti pak hapësira në gjysmën e parë të sezonit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!