A vijon të jetë single? Rrëfehet “2 Ton”: Më 25 korrik vjen kënga e re, nuk kam ndërmend të ndalem

schedule20:40 - 12 Korrik, 2021

schedule 20:40 - 12 Korrik, 2021

Arton Avdyli i njohur me emrin e artit “2 Ton” është ndër artistët më të preferuar në skenën shqiptare, megjithatë ai ka vendosur të qëndrojë larg ekranit duke shmangur intervistat në programe në televizive. Pas të paktën tre vitesh ai ka zgjedhur “Edicionin Veror” për t’i thënë publikut disa të reja në lidhje me karrierën e tij muzikore si dhe për të folur për efektet e pandemisë në punën e tij.

Duke folur me gazetaren Irini Meçe ai u shpreh se pandemia ka pasur ndikim në punën e artistëve megjithatë theksoi se tashmë kanë arritur të gjejnë një të mesme për të mos cenuar orarin e vendosur nga autoritetet. “Po mundohemi për një orar sa më të arsyeshëm që edhe me shtetin me i pasur punët mirë. Edhe me diskotekën, edhe ne me këndu. Ne jemi me këndu por edhe shteti i ka punët e veta”, deklaroi “2 Ton”.

Ai do të lançojë projektin e ri më 25 korrik, ndërsa në lidhje me të ardhmen nuk e përjashton bashkëpunimin me artistë të tjerë.

“Unë punoj dhe nuk e kam ndërmend me u ndal. Do zot të kem fat edhe në këngë të tjera që janë bërë hite deri tani. “Çika”, gjithmonë është një çikë që luan nga pak aty dhe prandaj e kam shkruar në tekst. Me 25 korrik do ketë një këngë tjetër. Unë shumicën e këngëve i kam vetë dhe besoj dhe kjo do jetë vetë. Rrjetet sociale janë bërë si TV që dalim aty dhe e kemi menduar që nuk kemi nevojë për intervista. Kam 3-4 vjet që nuk kam dalë”, tha ai.

Artisti i njohur shprehet se ende vijon të jetë single, duke shkëmbyer edhe batuta me gazetaren Irini Meçe. “Përderisa nuk e sheh një unazë, dije se jam vetëm. Po punojmë”, tha ai duke qeshur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!