A u bërtisni fëmijëve tuaj? Hulumtimet thonë se është po aq shkatërruese sa abuzimi fizik apo seksual

schedule22:08 - 3 Tetor, 2023

schedule 22:08 - 3 Tetor, 2023

Zëra, kërcënime verbale, shpërthime inati dhe një zemërim i pakuptueshëm. Prindërit që i trajtojnë fëmijët e tyre në këtë mënyrë dhe përdorin etiketime të ndryshme negative, i shtyjnë ata të lëndojnë veten, të përdorin drogë ose të përfundojnë në burg, sipas një studimi të ri.

Autorët e studimit u fokusuan në këto sjellje dhe zbuluan se format e mësipërme të dhunës mund të jenë “po aq shkatërruese për zhvillimin e një fëmije sa edhe nënllojet e tjera të abuzimit, si dhuna fizike apo seksuale”. Hulumtimi është publikuar në Child Abuse & Neglect dhe nxjerr në dritë disa nga faktet më shqetësuese.

Ekspertët theksojnë se të folurit keq dhe të bërtiturat ndaj fëmijëve tuaj njihet si një formë dhune për shkak të pasojave jashtëzakonisht shkatërruese.

Shumë fëmijë janë viktima të abuzimit verbal dhe numri po rritet duke arritur në 40%. Sipas bashkë-drejtuesit të studimit dhe një eksperti për abuzimin e fëmijëve në SHBA, Santa Dube: “Shpesh të rriturit nuk janë të vetëdijshëm për efektet që të bërtiturat dhe kritikat e ashpra kanë tek fëmijët e tyre. Fraza si ‘je memec’ ose ‘dembel’ kanë një efekt negativ te fëmijët”.

Hulumtimi është ndërtuar mbi provat ekzistuese mbi ndikimin e abuzimit verbal te fëmijët. Një studim në Mbretërinë e Bashkuar, i kryer nga Profesor Mark Bellis dhe i publikuar në BMJ Open, përfshiu një kampion përfaqësues prej 20,556 banorësh dhe zbuloi se ata që ishin abuzuar verbalisht kishin dy herë më shumë gjasa (19.9%) në krahasim me të tjerët (10.8%) për të përdorur kanabis. . Shanset për t’u burgosur gjithashtu u rritën shumë (4.4%) në krahasim me ata që nuk ishin abuzuar verbalisht (2.4%).

Sondazhi i fundit në Mbretërinë e Bashkuar shqyrtoi 1000 pjesëmarrës. Fëmijët dhe adoleshentët e moshës 11-17 vjeç. 41% e tyre thanë se prindërit, kujdestarët, mësuesit dhe madje edhe prindërit e miqve të tyre përdornin fjalor verbal agresiv që në shumicën e rasteve merrte formën e kritikave të ashpra.

Gjysma, ose 51%, thanë se ishin viktima të një sjelljeje të tillë në baza javore dhe 1 në 10 pranoi se ishte viktimë e saj në baza ditore.

Po cilat fjalë ishin më shkatërruese për ta? “Ti je i kotë”/ “Ti je memec”, “Nuk mund të bësh asgjë siç duhet”. Në vend të kësaj, frazat më inkurajuese që kishin dëgjuar kur ishin fëmijë ishin “Ai është krenar për ty”, “Ti mund ta bësh”, “Unë besoj në ty”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!