A të transformoi pushteti? Përgjigjet Mirela Kumbaro

schedule21:05 - 10 Maj, 2019

schedule 21:05 - 10 Maj, 2019

Pushteti i transformon njerëzit, por a ka qenë ky rasti i Mirela Kumbaros. Ish-ministrja ishte e ftuar në emisionin “Provokacija” nga Mustafa Nanos. Ajo iu përgjigj pyetjes së moderatorit duke thënë se gjithkush ka të drejtën e tij për ta menduar atë gjë edhe pse nuk e beson se ka ndodhur një gjë e tillë.

Ajo theksoi gjithashtu se të qenit ministre nuk ka qenë pjesë e ambicies së saj.

“Për fat të mirë u bëra ministre në një moshë kur ka kam kaluar eksperienca jo të vogla dhe jo të pakta në jetë, kur i kam vendosur tashmë shtyllat e stabilitetit tim profesional dhe intelektual dhe duke pohuar dhe ripërsëritur se të qenit ministre nuk ishte pjesë e ambicies time të jetës dhe pjesë e planit tim, as të karrierës sime.

Unë e pranova si një detyrë dhe si një evolucion të natyrshëm të një individi që ka ndërtuar gjithë jetën me shpatullat e veta, ka punuar në profesionin e vet dhe ka mbërritur në majat e karrierës akademike dhe që krejt si detyrë qytetare ato që ka kërkuara nga shoqëria dhe klasa politike të marri përgjegjësinë dhe të bëjë një pjesë prej tyre.

Deri këtu nuk shoh asnjë gjë të keqe, por e gjitha më ka bërë që të jem me mendje të hapur dhe më ka bërë që të jem mbase unë kuptuese karshi ëndërrimtarëve sesa ëndërrimtarët karshi meje. Kush e mendon se unë jam transformuar është e drejta e tij. Unë nuk e besoj se ka ndodhur një gjë e tillë sepse po të ishte kështu ju vetë do ma thonit”, tha ish-ministrja Kumbaro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!