A të ndihmoi Rama për në Sanremo? Alketa Vejsiu tregon lidhjen me familjen kryeministrore

schedule23:00 - 10 Shkurt, 2020

schedule 23:00 - 10 Shkurt, 2020

Prezantuesja e njohur shqiptare e “Tv Klan” Alketa Vejsiu u ngjit këtë vit për 20 minuta në skenën e Sanremos. Një ngjarje që ajo e cilëson si shumë të rëndësishme për karrieren e saj, por që nuk kaloi pa vemendje, madje u komentua shumë në median online në Shqipëri e Itali.

E ftuar sonte në “Opinion”, Alketa iu përgjigj edhe kritikave që shpërthyen ndaj saj pas festivalit, sidomos për atë shprehjen “vetëm burra, burra në festivalin e muzikës shqiptare dhe këtë vit ndodhi e pabesueshmja, drejtimi artistik dhe prezantimi iu besua një gruaje. Ajo jam unë!”.

Ajo sqaroi këtë deklatarë duke u shfajësuar se nuk ka injoruar punën e prezantuesve të mëparshme, por ka dashur të thotë se në festivalin e RTSH ka patur dy role. “Unë shkova në Sanreomo për ëndrrën time personale. Këtu (në Shqipëri) jam bërë duke ngrënë vaj ulliri dhe kripë. Kam shkuar me krenari se jam shqiptare. Unë jam shumë mirë këtu në vendin tim dhe s’kam nevojë të bëj akrobaci, e kam thënë sepse Sanremo e kishte kauzën këtë vit për rolin e gruas”, vijoi ajo.

Sakaq, Blendi Fevziu e pyeti edhe për marrëdhënien me Edi Ramën, sepse në rrjet ka qarkulluar si thashethem se ” e ka mbështetur Rama për të shkuar në Sanremo”. Alketa u përgjigj: Më ka ndihmuar vetëm talenti im. Edi Rama më ka ndihmuar zero!”.

Por Fevziu këmbëngul duke e pyetur sërish: Po çfarë marrëdhënie ke me Ramën? Alketa Vejsiu përgjigjet: “Atë që ke edhe ti! Jam njeri i televizionit, nëse do ta ftoj në studio do ta trajtoj absolutisht si një nga njerëzit që ka bërë histori”.

Më tej sqaron “me thënë të drejtën kam mike gruan e Edi Ramës, për mua Linda Rama është një nga gratë më të jashtëzakonshme që frymëzon. E kam njohur para se të njoh Ramën”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!