Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha e përjashtoi, Berisha zbulon lëvizjen e radhës: Filloj të enjten

schedule21:26 - 13 Shtator, 2021

schedule 21:26 - 13 Shtator, 2021

Sali Berisha ditën e enjte zbret në bazë. Ish-kryeministri rrëfeu mbrëmjen e sotme hapat e lëvizjes së tij brenda PD-së për të kundërshtuar vendimin e Lulzim Bashës.

Lideri historik i PD-së u shpreh se do i drejtohet anëtarësisë për të votuar nëse vendimi i Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga grupi, ishte i drejtë apo i gabuar. Më pas, ai tha se do të pranojë vendimin e anëtarësisë.

“Kam filluar kontaktet dhe takimet me bazën. Ditën e enjte kam takimin e parë në Tiranë. Fillon në Tiranë dhe do të kalojë në të gjithë Shqipërinë. Kam në plan t’i jap mundësi PD të hapet” tha ai te SyriTv.

Lëvizjen time e mbyll anëtarësia. E kam një lëvizje për të bërë gjithçka për të mos lejuar zvogëlimin dhe përçarjen e PD-së. Do të filloj foltoret me anëtarësinë vetëm e vetëm me këtë qëllim. Do i kërkoj vlerësimin e vendimit”.

Lexo edhe: A ka folur me Bashën pas ndarjes? Berisha: Jam i hapur për ta takuar

Por cfarë ndodh nëse anëtarësia voton në favor të tij? A ka Sali Berisha ambicie për të rimarrë drejtimin e PD-së? “Nuk është qëllimi për kthimin e kryetarit Berisha” tha ai duke vijuar më tej për të mos e përjashtuar se me anëtarësinë do të flasë për të ardhmen. “Nuk mohoj që kjo foltore dhe ky debat do të ndalet edhe për çështjen e perspektivës së PD-së”. 

Lexo edhe: Berisha: Nuk e përjashtoj rikthimin në krye të PD-së

Rikthimi im është shpallur në 19-20 maj (kur u shpall “non grata”). Kam një betejë përpara dhe duke mos paragjykuar asgjë. Por cfarë ndodhi? Ndodhi që nga shumë drejtime, informacionet se Basha ka shprehur që unë kam qenë arkitekti i qëndrimeve të gabuara të PD-së. Nuk kam asnjë fakt, por burime kanë qenë zyrtare dhe jo zyrtare, të huaja”.

Përjashtimin e Berishës, Lulzim Basha e cilësoi si vendimin e jetës së tij. Ish-kryeministri kishte këtë përgjigje sonte “Vendimi i jetës së kryetarit të PD-së duhet të ishte largimi i Ramës dhe jo thika pas shpine e Berishës.

Shumica e anëtarësisë nuk e besonte si lider Lulzim Bashën. PD është në krizë të thellë dhe rrezik të madh. Kjo është kriza më serioze në historinë e PD-së” theksoi ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!