A ka folur me Bashën pas ndarjes? Berisha: Jam i hapur për ta takuar

schedule21:56 - 13 Shtator, 2021

schedule 21:56 - 13 Shtator, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk ka pasur asnjë komunikim me Lulzim Bashën që pas ditës që ky i fundit e përjashtoi nga grupi parlamentar. “Jo, asnjë komunikim. Nuk ka tentuar, nuk kam tentuar” tha ai.

Lideri i PD-së tha pak ditë më parë se është gati të takojë Berishën, por a do ta mirëpriste ish-kryeministri? “Për cfarë do të takohemi?

E ftoj të vijë në takime me aktivistët, simpatizantët e PD-së, jam i hapur. E ftoj të vijë, ku të dojë si të dojë. Cilido. Sali Berisha po bën gjithçka për të shpëtuar PD-në” tha ai te Syritv.

Lexo edhe: A synon të rikthehet në krye të PD-së? Sali Berisha zbulon lëvizjen e radhës: Filloj nesër

I pyetur nga gazetarët nëse e synon rikthimin në krye të PD-së, a e mund Edi Ramën, Sali Berisha u shpreh “Unë po çuditem si pyet? Jashtë cdo lloj diskutimi. Po si fitoi ai (Rama), u përpoq gjithë kohën me fushata negative dhe dështoi. Në 2005, 2009, 2011. Ishte gjeni i negativitetit, i bënte spotet me 1997.

Edi Rama mori modelin tim të premtimit, unë e kam pas premtimin, por unë e mbaja. Edi Rama në vitin 2013 bëri 63 premtime, nga të cilat disa ngjisnin, shëndetësia falas, ngjiti.

Ulja për ushqimin, zhdukja e listave…i rreshtoi… Dhe fitoi zgjedhjet. Tani ja kanë pirë lëngun” tha ai./ Abcnews.al